Pipero flet për gjendjen e pacientëve në Infektiv: 2 në gjendje shumë të rëndë

Doktor Pëllumb Pipero, ka treguar se 2 pacientë me koronavirus, janë në gjendje shumë të rëndë në reanimacionin e Infektivit.

Ai e tha këtë gjë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Open.

Pipero bën apel për shumë kujdes.

“Eshtë virus me shumë të panjohura, ndaj duhet me shumë rigorozitet të zbatohen urdhrat për distancimin fizik, mbajtjen e maskave në markete, farmaci, apo ambiente me shumë persona, apo sportele bankash”, tha ai.


Shtuar 13.04.2020 20:10