Firminio te Juventusi? Klopp: Është thelbësor për ne

Trajneri i Liverpoolit, Jurhen Klopp së fundmi ka folur edhe për situatën e sulmuesit Roberto Firminio, i cili është lidhur me një largim drejt Serie A.

Juventusi ishte skuadra që bëri më shumë zhurmë, pasi braziliani mendohet se do të jetë zgjedhje e dytë në Liverpool pas transferimit të Darëin Nunez.

Një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht tekniku gjerman i cili është shprehur se “Bobbi” është vendimtar për ata.

“Bobbi është vendimtar për ne. Ai është zemra dhe shpirti i atij ekipi. Gjithçka duket shumë mirë dhe nuk kemi probleme me Firminion. Për mua nuk ka dyshime në cilësitë e tij, kështu që po, ai është thelbësor për në”, tha Klopp./albeu.com