Ish-shkruesi i fjalimeve të Putin “zbërthen” qëllimin e presidentit rus me luftën në Ukrainë: U bë viktimë e sistemit të tij

Ish-shkruesi i fjalimeve të Vladimir Putin, Abbas Gallyamov, i cili punoi 3 vite për presidentin e Rusisë, e përshkroi këtë të fundit si “të palogjikshëm dhe irracional”.

Duke folur për Radio 5 Live, ai thotë se Putin synonte që “trupat ruse të hynin në kufi, ukrainasit të dorëzoheshin dhe Zelensky të ikte në SHBA”.

Ai thotë se ideologjitë e Putinit rrjedhin nga “mosdëgjimi i kundërshtimeve apo kritikave” nga ata përreth tij dhe beson se ai është bërë “viktimë e sistemit që ai vetë krijoi”.

Gallyamov thotë se Putini mendoi se do i shihte sanksionet e vendosura nga Perëndimi si diçka që do t’i duhej të “anuloheshin”, së bashku me Ukrainën që “përmbushte kërkesat e tij për të mos u anëtarësuar në NATO”.