U hapën kefenetë, radhë që në 04:00 të mëngjesit në këtë shtet

Kafe dhe ushqim “Fast Food-i”. Qytetarët e Zelandës së re kanë shijuar sot këto dy gjëra, të munguara prej 5 javësh për shkak të masave të marra si pasojë e koronavirusit.

Kafenetë dhe Fast Food-et u hapën sot, ndërsa radhë të gjata u panë para një lokali që në 04:00 të mëngjesit. “Ky filxhan kafe më shijoi,” i tha një qytetare BBC.

Zelanda e Re tani ka zhvendosur nivelin e saj të emergjencës në nivelin tre, që do të thotë që restorantet lejohen të hapen si dhe mijëra njerëz janë rikthyer në punë.

Vendi ka rreth pesë milion banorë dhe pak më shumë se 1000 raste të konfirmuara me virus.

Një kombinim i gjurmimit të kontaktit, mbyllje e shpejtë, dhe një mesazh i qartë publik, thonë ekspertët të ketë ndikuar në menaxhimin e mirë të situatës në Zelandë.


Shtuar 28.04.2020 10:07