Newcastle, Fulham e Brighton fitojnë me “goleadë”, Wolves fiton në “frymën e fundit”

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e mesditës të Premier League, ku favoritët nuk kanë zhgënjyer. Neëcastle, Fulham e Brighton nuk zhgënjyen në asnjë moment dhe e arritën të shënonin secila nga 3 gola.

Në përballjen me Crystal Palace, Fulham nuk zhgënjeu, por pati dhe ndihëm e “fatit” me të besuarit e Patrick Vieira, të cilët luajtën në mënyrë shumë agresive duke u ndëshkuar 2 herë me kartonin e kuq. Për Fulham menduan Reid, Ream e Mitroviç duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 0 me 3.

Në “Goodison Park”, Everton nuk diti të mbante rezultat me “blutë” që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 7’, por 2 gola në minutën e 22’ nga Podence dhe 1 në “frymën e fundit”, në minutën e 95’, nga Ait Nouri i dhan “ujqërve” fitoren e parë, nën drejtimin e teknikut Lopetegui.

Përballja Leicester-Newcastle u mbyll që në pjesën e parë, me djemtë e Eddi Howe, që arritën të shënonin 3 herë që në fillimin, Wood e Almiron në minutat 3’ e 7’ dhe Joelinton në minutën e 32’, mbyllën shpejt llogaritë me “dhelprat” në një fitore 0-3, e cila ngre Newcastle në vendin e 2-të në tabelë me plot 33 pikë.

Për Brighton gjithçka ishte e thjeshtë sot, 2 gola në pjesën e parë nga Lallana në minutën e 14’ dhe një autgol në minutën e 35’ i dhanë një epërsi bindëse “pulëbardhave”. Pjesa e dytë nuk pati ndryshim me March, që shënon dhe të 3-tin për të tijët në minutën e 56’, ndërsa goli i nderit për rezultatin 1 me 3 do të vinte nga kapiten James Ward-Prowse.

Ndërkaq, në orën 18:30 do të zhvillohet përballja me Aston-Villa dhe Liverpool, ndërsa në orën 21:00 do të “përplasen” me njëra-tjetrën, Arsenal dhe West Ham. /albeu.com