Shqipja dhe Fationi po i thonë të gjithëve se janë në një lidhje? (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram. Një ndër ta e ka pyetur rreth Fation Kuqarit, pasi dyshja janë shfaqur shumë të afërt në ditëlindjen e këtij të fundit.

“A je në një lidhje me Fation Kuqarin? Shkoni shumë bashkë”, i ka shkruar dikush. Shqipja ka publikuar një foto duke u përqafuar me ish-konkurrentin, krahas së cilës ka shkruar: “Mmmm…çfarë mendimi ke ti Fation?”.

Fationi e ka ripublikuar foton e Shqipes, duke bërë akoma më shumë lëmsh rrjetin. Ai e ka shoqëruar foton me disa emoji të menduar dhe me të qeshura me lot.


Shtuar 19.05.2021 09:55