Zbulohet lidhja e Agnesa Vuthajt me biznesmenin indian të shpallur në kërkim (VIDEO)

Ish-missi, Agnesa Vuthaj, vetëm pak kohë më parë deklaroi gjatë një interviste se është single dhe dëshiron që partneri i saj i ardhshëm të jetë shqiptar.

Mirëpo, duket se Agnesa na ka mbajtur disa sekrete.

“Magazina.al” ka zbuluar lidhjen e dashurisë së ish-missit me biznesmenin nga India, Chetaan Sandesara.

Sandesara, 57 vjeç, është 23 vite më i madh se Agnesa dhe për më tepër, është në kërkim nga policia në Indi.

Biznesmeni është i akuzuar për mashtrim. Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave me rrreth 600 milionë euro.

Dyshja është njohur në Dubai, ku Sandesara ka bizneset e tij (përveç bizneseve të tjera në shumë vende të botës).

Aktualisht, biznesmeni po jeton në Nigeri, vend i cili është vizituar edhe nga Agnesa.

Lidhjen e tyre e dëshmon edhe një video e Sandesara-s dhe Agnesës në avionin privat të biznesmenit, ku ish-missi e filmon dhe i kërkon në anglisht të thotë diçka.

Gjithashtu, një vit më parë Agnesa i mundësoi një takim partnerit të saj me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Biznesmeni u prezantua nga Haradinaj si përfaqësues i “Sandesara Group nga Nigeria”.

Tashmë, partneri i Agnesës po eksploron industrinë e naftës dhe gazit në Nigeri, ndërkohë që është në biseda për të blerë një ndër hotelet më të njohura në Tiranë.

Burime të sigurta për “Magazina.al” kanë treguar se biznesi do të jetë në emrin e Agnesa Vuthajt.


Shtuar 13.01.2020 12:08