Edhe Dua Lipa si të gjithë! Këngëtarja fotografohet duke blerë në treg (FOTO LAJM)

Dua Lipa është fotografuar në Ibiza duke bërë pazar të mërkurën. Këngëtarja 28 vjeçe u pa në rrugën e Dalt Vila, duke ndaluar për disa veshje teksa shoqërohej nga partneri regjisori Romain Gavras, 42 vjeç, nëna e saj Anesa dhe babai Dukagjini.

Ajo dukej në formë me një bluzë shkëlqyese me dekolte të hapur dhe të gjerë. Dua doli pa grim dhe mban një çantë të madhe të thurur prej kashte, duke u ndjerë pa dyshim shumë rehat.

Pas udhëtimit për blerje, grupi më pas u nis për një dreke në Casa Jondal. Ajo festoi edhe ditëlindjen e saj në Ibiza me miqtë e saj më të ngushtë dhe familjarët.

Kujtojmë se krijuesja e hitit “Dance the Night” ka nisur romancën e re në fillim të këtij viti, pak pas ndarjes nga modeli Anwar Hadid.

Romain nga ana tjetër ka qenë më parë në lidhje me Rita Orën, e cila po ashtu kaloi disa ditë pushime në Ibiza.


Shtuar 1.09.2023 17:13