“Jorginho mund të ishte i Barcelonës, ëndrra e tij të luajë në Serie A”

Jorginho (30 vjeç) ka disa pasiguri për shkak të situatës së komprometuar te Chelsea.

I tunduar nga Juventusi nga Torino për t’u rikthyer për të garuar në Serinë A, ku spikati në kohën e tij me Napolin, raporton gazeta Sport.

Joao Santos, përfaqësues i mesfushorit, ka pranuar se ka qenë në kontakt me Barcelonën.

“Në të kaluarën, kam folur me PSG-në, Barcelonën dhe gjithashtu me Milanin. Nuk e di nëse ata e duan tani, nuk e di nëse janë ende të interesuar për të. Realiteti është se për momentin, asgjë nuk mund të bëhet. Chelsea nuk mund të shesë, blejë apo rinovojë kontrata. Jorginho ka ende kontratë deri në qershor 2023. Pas Kupës së Botës, do të përpiqemi të punojmë për rinovimin e tij”, tha ai.

Santos gjithashtu komentoi se zemra e tij (Jorginhos) është në Itali. A mund të kthehet ai në Itali? Për të, të luajë në Serinë A është një ëndërr. Zemra e tij është këtu. Sot, ai mund të luajë për katër ose pesë skuadra: Milan, Inter, Juve, Roma apo Napoli”. Për momentin, futbollisti ka besim se do ta përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme në Premier League dhe Champions League. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2022 21:28