Negociata të fshehta? Meta e Rama nisen të dy drejt Uashington-it

Kriza politike është drejt zgjidhjes por si duket asgjë nuk do të arrihet në Shqipëri.

Burimet bëjnë me dije se presidenti Ilir Meta ashtu edhe Kryeministri Edi Rama nuk ndodhen sot në Shqipëri.

Dy zyrtarët e lartë të shtetit kanë marrë avionin dhe janë nisur për në Uashington ku pritet që të kenë disa takime.

Mësohet se kreu i qeverisë është nisur herët në mëngjes, ndërsa presidenti Meta rreth mesditës për të marrë pjesë të enjten edhe në “Mëngjesin e lutjeve”.

Krahas kongresmenëve, në këtë mëngjes lutjesh pritet që të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Shtetit Pompei, shkruan Tirana Neës.

Aktualisht në SHBA ndodhen edhe disa deputetë shqiptarë mes të cilëve edhe Pandeli Majko.

Nuk dihet nëse kjo vizitë e dy drejtuesve më të lartë të shtetit fsheh ndonjë negociatë të fshehtë apo janë vetëm takime kortezie me figura të njohura të politikës amerikane.

I vetmi drejtues i lartë në vendin tonë këto ditë mbetet Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.


Shtuar 4.02.2020 19:01