Super modelja botërore në pritje të ëmbël, Gigi dhe Zayn prindër për herë të parë (FOTO LAJM)

Supermodelja e famshme, Gigi Hadid, është shtatzënë për herë të parë. Pak ditë pasi ajo mbushi 25-vjeç, raportohet se është në pritje të ëmbël.

Ky lajm ka qarkulluar me shpejtësi në mediat botërore, të cilat shkruajnë se modelja është 20 javëshe. Në fotot e 25-vjetorit në shtëpinë e saj në Pensilvani, ajo pozoi pranë Zyan, megjithatë barku nuk dukej.

Marrëdhënie e dyshes ka nisur shumë vite më parë, madje modelja ka qenë protagoniste dhe në një prej klipeve muzikore të Zayn, “Pilloëtalk” e cila u kthye menjëherë në hit.

Dy të rinjtë janë shkëputur disa herë nga njëri-tjetri, megjithatë duket se dashuria e tyre ka qenë më e fortë se çdo gjë tjetër.


Shtuar 29.04.2020 07:14