DETAJET/ Vetëm 25 vjeç, viktima po kthehej nga plazhi bashkë me shokët e tij (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Fushë Dukat, me viktimë 25-vjeçarin Renato Shpata.

Mësohet se makina është përplasur me një mur në anë të rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë bashkë me të riun udhëtonin edhe 2 persona të tjerë si pasagjer të cilët kanë marrë lëndime por janë dërguar në spital dhe fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën.

25-vjeçari nga Korça ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij ndërsa nuk dihet nëse në aksident janë të njëjtët persona me të cilët vetëm pak orë para ngjarjes fatale, ka bërë foto në zonën e Dyrmadhas.

I riu ka humbur drejtimin e mjetit tip “Seat” e për pasojë është përplasur me një mur anësor, ndërsa pavarësisht se ka pasur shenja jete kur ka mbërritur në spital, ka vdekur në duart e bluzave të bardha.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip ‘Seat’ shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


Shtuar 9.08.2020 18:26