Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Masat e reja anti-covid në Itali prekin të gjitha fushat përvec arsimit
Festat në shtëpi ndalohen për më shumë se 6 persona, banketet mbahen me maksimumi 30 veta, njerezit nuk do të qëndrojnë më përpara bareve e restoranteve dhe as te grupuar nëpër rrugë, ekskursionet shkollore do të pezullohen: Italia ka vendosur të marrë një sërë masash të tjera të forta kundër përhapjes së koronavirusit.

Por kur vjen fjala te shkollat, ministrja e arsimit nuk lëkundet.

"Fëmijët janë të lumtur që u kthyen nëpër klasa dhe aty duhet të qëndrojnë", tha Luccia Azzolina, e cila mbështet me forcë idenë që shkollat të mbeten hapur.

Në disa rajone të vendit, ishte hedhur ideja që mësimi të zhvillohej vetëm në distancë. Dekreti qeveritar i masave të reja antiCovid në Itali i bën të detyrueshme maskat në ndërtesa publike, por edhe në rrugë.

Madje thuhet se ato duhen mbajtur edhe në shtëpi në praninë e personave që nuk janë pjesëtarë të familjes. Rastet e përditshme të koronavirusit u dyfishuan javën e kaluar, duke arritur në 5,000 të premten, hera e parë që prej muajit mars, ndërsa të shtunën shkuan në gati 6,000. Edhe pse patën një rënie të lehtë këto dy ditët e fundit, shifrat zakonisht ne kete vend kane pesuar rritje nga mesi i javës.
Shtuar më 13/10/2020, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori