Manchester City paralajmëron luftë të ashpër në gjyq: Do fitojmë drejtësinë në CAS

Mançester Siti ka paralajmëruar luftë të ashpër në gjyqin e Tribunalit Sportiv, pasi që ditë më parë UEFA dënoi me dy vite përjashtim nga Liga e Kampionëve dhe vendosi gjobë në vlerë prej 30 mln euro.

Mirëpo mediat angleze raportojnë se klubi anglez ka apeluar dënimin e ashpër të qeverisë evropiane të futbollit, por duke qenë se vendimi i apelit mund të vonojë jo pak, nuk përjashtohet skenari që vendimi të pezullohet përkohësisht.

“Akuzat ndaj nesh janë false dhe tërësisht të pavërteta. Jemi të bindur që do të fitojmë drejtësinë në CAS, por shpresoj që kjo të marrë fund sa më shpejt, pasi kemi nevojë të planifikojmë afatin kalimtar”, ka thënë Ferran Soriano.

Ai është i bindur se anglezët do të gjejnë drejtësi në CAS, por nuk e përjashtoi mundësinë e pezullimit të vendimit përkohësisht.


Shtuar 20.02.2020 16:27