Lazio nuk di të ndalet, mposht Genoan dhe kap kreun (VIDEO)

Lazio është duke zhvilluar një sezon fantastik ne Serie A. Ditën e sotme skuadra e Inzaghit mposhti pastër skuadrën e Genoas dhe ngjitet në krye me 2 pikë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak.

Vendasit shënuan 2 gola në 3 minuta respektivisht në të 18′ me Alberto dhe 21′ me Correa.

Pas golave Lazio do të dinte të administronte mjaft mirë rezultatin , 2-0.

Lazio ka mundësi reale për të fituar kampionatin këtë sezon pasi një gara mes Juventusit dhe Interit po i le hapsira ekipit lacial. /albeu.com/


Shtuar 29.02.2020 16:13