Dy të rinj sulmojnë seksualisht 19-vjeçaren në oborrin e një kishe, një çift arriti ta shpëtojë vajzën (FOTO)

Dy të rinj, i kanë zënë pritë një vajze në oborrin e kishës ku kishte shkuar dhe kryen sulm seksual ndaj saj duke e tmerruar.

Ngjarja ndodhi në mjediset e kishës St Michaels, në Helston, Cornëall të Anglisë.

Në orët e të dielës 9 korrik, dy të rinjtë iu sulën 19 vjeçares brenda oborrit të kishës dhe nisën ta sulmojnë seksualisht.

Për fat të vajzës, aty janë afruar një çift burrë e grua të cilët kur panë skenën nxituan ta ndihmojnë.

Sapo u afrua çifti, dy të rinjtë e braktisën “prenë” e tyre dhe u larguan me vrap për në drejtim të paditur.

Policia lokale tha se është vënë në kërkim të dy agresorëve dhe kërkon ndihmën e dëshmitarëve për identifikon e tyre.


Shtuar 10.07.2023 17:28