Dëbimi i dy diplomatëve, reagon Irani: Shqipëria ka bërë gabime!

Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, ka reaguar për herë të parë Irani duke thënë se Shqipëria ka bërë gabime e duhet të kthehet në rrugën e duhur.

Hossein Ghazanfari ka bërë një postim në Twitter ku thotë se zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi reagoi duke treguar se rruga aktuale nuk është konstruktive.

“Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në Shqipëri për dëbimin e diplomatëve iranianë: Shqipëria ka bërë disa gabime dhe ne ndiejmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë … Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive,” thotë zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme të Iranit.

Pas konflikteve të Amerikës dhe Iranit, Shqipëria doli hapur në mbështetje të ShBA dhe dëboi nga vendi, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.

Zëri Amerikës tha se këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.


Shtuar 20.01.2020 18:24