Gjendet i pajetë në pyll DJ i njohur, rezultonte i zhdukur bashkë me të dashurën

Një burrë është gjetur i pajetë në pyllin e Essex në Britaninë e Madhe. Sipas Mirror Uk, ai ishte Koray Alpergin, një DJ i njohur nga Turqia dhe pronar i një radioje në Angli.

Mësohet se Alpergin ishte zhdukur bashkë me të dashurën e tij pak kohë më parë, e ndërsa në media u fol se dyshja ishin rrëmbyer nga shtëpia e tyre.

Ndërsa miqtë e tij po kryejnë homazhet, policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, pasi dyshimet janë të mëdha për vrasje.

Ai njihej ndryshe si “DJ i dashur i Radios së Londrës”.


Shtuar 17.10.2022 13:59