U pa duke pirë cigare në stol, Nainggolan dënohet nga klubi i tij

Radja Nainggolan është përpjekur të distancohet nga imazhi i tij ‘djali i keq’, por ai nuk i ka bërë asnjë nder vetes pasi u suspendua për një kohë të pacaktuar nga Royal Antwerp.

Ish-mesfushori i Interit dhe Romës është dënuar për sjelljen e tij të përgjithshme – pas dy kundërvajtjesh brenda ditëve, shkruan Dailymail.

Nainggolan u arrestua gjatë javës së kaluar, pasi ishte në timon, kur i kishte skaduar patenta e shoferit, dhe u pa duke e pirë një cigare elektronike në bankën rezervë, përpara humbjes 3-0 të së dielës ndaj Standard Liege.

Belgu ishte pjesë më parë e shumë skuadrave në Itali, duke përfshirë Interin, Romën, Cagliarin.


Shtuar 18.10.2022 17:10