Cristiano Ronaldo niset për në Dubai

Cristiano Ronaldo ka qenë në fokusin e lajmeve këto ditë pasi u bë e ditur se po stërvitet në Valdebebas për t’u përgatitur për destinacionin e radhës.

Natyrisht jashtë Real Madridit, por kjo ka vënë alarmin, megjithëse e ardhmja e tij është shumë larg dhe në fakt ai sapo ka marrë një avion.

Sipas Sergio Quirante, ylli portugez është larguar nga kryeqyteti spanjoll për në Dubai. Parashikohet të mbyllë të ardhmen e tij sepse është lojtar i lirë, ndaj portugezi është i vendosur të zgjidhë sa më shpejt fatin e tij. Kohët e fundit është përfolur për një aventurë në Arabinë Saudite ose Katar. /G.D albeu.com/


Shtuar 16.12.2022 14:26