Rama ironizon Hajdarin pasi i ndërpreu fjalën: Patjetër zonja Topalli!

Kryeministri Edi Rama nga Këshilli Kombëtar për Integrim ka bërë ironi me kryetaren, Rudina Hajdari të cilën e ka quajtur “zonja Topalli”.

Hajdari i ka kërkuar kryeministrit që të përmbyllë fjalimin e tij të gjatë, por Rama është përfshirë në një replikë, duke i thënë se nuk e kuptonte qëllimin e ndërhyrjes së saj.

Pasi Rudina Hajdari i ka kërkuar që të ndërpresë fjalën pasi u zgjat shumë, atëherë kryeministri i ka thënë me ironi: “Patjetër zonja Topalli”.

Gjatë kohës që PS ishte në opozitë, nuk ishin të paktat raste që Jozefina Topalli i ndërpriste fjalën deputetëve të pakicës, të cilët tejkalonin minutazhin apo flisnin jashtë rendit të ditës.


Shtuar 9.06.2020 10:19