Raspadori në minutën e 89-të i jep fitoren Napolit, Spezia kockë e fortë (VIDEO)

Napoli ka arritur të marrë një fitore të vuajtur dhe me shumë mundim ndaj Spezias në “Maradonna” stadium.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0 edhe pse shanset ishin të shumta. Pjesa e dytë nisi pothuajse njësojë, me shumë raste dhe mundësi të arta por nuk u shfrytëzuan nga të dyja ekipet.

Napoli luajti pothuajse të gjithë lojën duke mbajtur topin dhe duke synuar shumë herë portën e Spezias.

Mrekullia vjen në minutën e 89-të falë golit të sulmuesit më të ri të Napolit, Raspadori. Djaloshi dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë kështu tre pikë të arta ekipit të tij./ h.ll/albeu.com

Shikoni golin


Shtuar 10.09.2022 17:00