Stilistja e njohur shqiptare tregon për këngëtaren që i ka bërë “naze” gjatë punës së saj

Sot ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” stilistja e njohur Drenusha Xharra.

Teksa ka treguar për profesionin e saj dhe projektet, është pyetur nga moderatorja Bieta Sulo edhe se kush është personazhi i famshëm që ka më shumë “naze”. Për Drenushen, nga të famshmit është Tuna.

Xharra tha se me Tunën ka hasur vështirësi në fillimin e karrierës, por “nazet” e saj e kanë ndihmuar për t’u përmirësuar akoma dhe më shumë:

“Në fillim të karrierës kam pasur me Tunën. Unë kam pasur frikë, ajo në të njëjtën kohë ka pasur projektet e veta me kohë të limituar dhe kjo ka qenë mësim për mua.”


Shtuar 16.09.2020 18:48