Meta akuza të forta kreut të qeverisë: Rama më vinte nga mbrapa si xhol, ai e betonizoi Tiranën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një mbledhje me strukturat dhe përfaqësuesit e saj për Tiranën, duke nisur kështu rrugëtimin politik të kësaj partie me organizimet me bazën.

Ilir Meta

Tirana ka përjetuar si askush tjetër pabesinë e këtij sekti makut dhe antikombëtar, që e nisi duke u përpjekur që të vjedhë meritat e ish-kryeministrit Ilir Meta, për ti rikthyer Tiranës parqet e gjelbërta, dhe e ktheu në Tiranën e betonit, ku nuk dallohet më kulla e sahatit, për shkak se kulla të tjera qiellgërvishëse janë mbushur. Tirana do të marrë hak për këtë, për ti dhënë fund shkatërrimit dhe degradimit. Ju e mbani mend kur më vinte mbrapa si xhol, unë i kisha lënë detyrë parkun Rinia, dhe krijoi legjendën sikur e kishte bërë ky. E mbani mend parkun te rruga e Elbasanit dhe mu ngjit si xhol ky mua. Pa shkoni njëherë sot mbrapa ETC, tani që i ka ky të gjitha në dorë, çfarë ka bërë ky, një mal me beton. Gjysma e Tiranës nuk e sheh më Dajtin, e gjysma tjetër nuk i sheh kodrat e Saukut, se ky është raporti i tij me Tiranën, me gjelbërimin, dhe raporti i tij me korrupsionin. Me vrap të madh kur merrja unë vendime që të mbroja trashëgiminë kulturore, dhe ky dilte nga mbrapa. Në mes të ditës do ta ketë… me të qeshur me të ngjeshur! Ligjet e tij do të përdorim ne./albeu.com