I dogji makinën pronarëve të hotelit ku punonte, prangoset 34-vjeçarja nga Saranda

Një shtetase 34-vjeçare nga Saranda, e cila dyshohet se u dogji makinën pronarëve të hotelit ku punonte, është vënë në prangat e policisë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë”, thuhet në njoftimin e Policisë./albeu.com/