Tragjedi në Vietman, humbin jetën 32 persona pas zjarrit në një lokal

32 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një zjarri që ka rënë në një kompleks karaokeje në Vietnamin jugor, pranë qytetit Ho Chi Minh.

Zjarri ka rënë në katin e sipërm të lokalit mbrëmjen e së martës, duke bllokuar klientët dhe stafin.

Për të shpëtuar, katër persona u hodhën nga kati i dytë dhe i tretë, thanë mediat lokale. Ata u plagosën, por mbijetuan.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas alarmit. Shkaku i zjarrit po hetohet.

Gazeta Cong An Nhan Dan, zëdhënësja zyrtare e Ministrisë së Sigurisë Publike, tha se 32 persona tani u konfirmuan se kishin humbur jetën,  17 burra dhe 15 gra.

Kërkimi për viktima ka përfunduar, citoi një zyrtar i faqes së lajmeve VnExpress. Sipas ministrisë së sigurisë publike, ishin rreth 60 persona në lokal kur shpërtheu zjarri./albeu.com


Shtuar 7.09.2022 18:35