Dy ekipet spanjolle në garë për Ivan Balliun

Ivan Balliu, realizoi një sezon fanatik me Real Vajekanon në kampionatin spanjoll, teksa së fundmi ka zgjuar interesin e 3 klubeve të rëndësishme.

Sipas gazetarit të njohur Markos Duran, Betis, Espanjol dhe Vijareal, janë 3 skuadrat e tjera të La Ligës, që janë futur në gare për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

30-vjeçari është një garanci për krahun e djathtë, qoftë si mbrojtës, por edhe në linjën me 5 mesfushorë.

Balliu u aktivizua 35 ndeshje në sezonin që sapo u mbyll, ku shënoi 1 gol dhe regjistroi 2 asiste në elitën e futbollit spanjoll. Kartoni i tij sipas “Transfermark” vlen 2 milionë euro. Me fanellën e Kombëtares shqiptare 30-vjeçari është aktivizuar 6 takime.


Shtuar 12.06.2022 21:20