Liga e Kampionëve vjen edhe sot me disa ndeshje fantastike

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sot.Disa ndeshje të mrekullueshme janë në program, kjo pas një nate fantastike që ishte mbrëmë në takimet e këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Inter – Bayern, cilësohet kryendeshja, me dy skuadrat që do të përballen në stadiumin “Giuseppe Meazza”. Gjermanët janë favoritë, por “Neruazzurët” do të tentojnë me çdo kusht të marrin rezultat pozitiv, aq më shumë për faktin se pësuan humbje në derbin e fundit në Italit ndaj Milanit.

Napoli – Liverpool, një tjetër sfidë fantastike në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Barcelona poashtu e fillon sot aventurën në edicionin e ri, atje ku do të përballet me skuadrën e Viktoria Plzen.