Sigurimi ndalon tifozin e “çmendur” që tentoi t’i merrte bluzën Ronaldos (VIDEO)

Manchester United fitoi duelin kundër Atalantës, me rezultatin 3-2.

Një ndeshje që pati të gjitha, gëzim, mërzitje, përmbysje por dhe një “çmenduri” nga një tifoz.Pasi përfundoi ndeshja me fitoren e Manchester United është parë një episod i veçantë i shpërndarë në rrjetet sociale që mori vëmendjen.

Në video shikohet një tifoz i “çmendur” i cili vraponte drejt Cristiano Ronaldos, për ti marrë bluzën.

Siguria e stadiumit kanë ndërhyrë duke ndaluar tifozin i cili për një moment shikohet teksa e tërheq CR7 nga fanella.

Ronaldo e shikon dhe buzëqesh, një episod që është bërë viral në rrjetet sociale. /albeu.com/


Shtuar 21.10.2021 21:14