Ancelotti: Fanella e Real Madrid peshon shumë

Real Madrid arriti të largohej nga jugu i Spanjës me një fitore 2-1 ndaj Almeiras të dielën mbrëma, por ishte një ndeshje e vështirë dhe ata kaluan në prapaskenë në pjesën e parë.

Në atë moment, Carlo Ancelotti zëvendësoi Camavinga me Modric, ndërsa transferim i ri i Tchouameni nuk zgjati shumë. I pyetur pas ndeshjes nëse fanella e Real Madrid peshonte shumë për lojtarët e rinj, italiani ishte pjesërisht dakord.

“Të rinjtë e meritonin të luanin për shkak të asaj që po bëjnë në stërvitje. Ndoshta kjo ndeshje i ka rënduar pak në aspektin emocional. Ata nuk treguan cilësitë që kanë treguar në stërvitje, pork jo është normale që kur janëë të rinj dhe është e vështirë të veshësh këtë fanellë.

Unë nuk e hoqa Camavinga për shkak të ndonjë gjëje që ai bëri gabim, por vetëm se ishte me të verdh dhe nuk doja të rrezikoja. Ne e filluam ndeshjen keq, pasi ata gjetën hapësirë prapa. Kjo e bëri lojën e vështirë, pasi ata ishin shumë të mirë në mbylljen e hapësirave. Kemi patur shumë raste dhe goditje në portë, por vuajtëm për të shënuar.

Ndërsa në pjesën e dytë, ata ishin më të lodhur dhe ne kishim më shumë raste dhe kontroll të topit”, është shprehur tekniku Italian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.08.2022 13:06