Zbulimi tronditës, princesha Diana ka një vajzë sekrete (FOTO LAJM)

Këtë javë Anglia ka filluar pregatitjet për lindjen e fëmijës së dytë mbretëror. Kate Middleton është sistemuar prej ditësh në klinikën ku do të sjellë në jetë fëmijën, por dje Amerika ka hedhur një ‘bombë’ e cila mund të shkaktojë prishjen e ndonjë ekuilibri mes dy fuqive. Revista The Globe, ka publikuar në faqe të parë lajmin se sipas tyre William nuk është fëmija i parë i Lady Diana-s, por ai ka një motër sekrete që tani është 40 vjeçe.

Sarah – emri i raportuar – jeton në një qytezë të vogël në New England në fshehtësi. Pyetja që ngrihet është si ajo është 40 vjeç dhe më e madhe se William kur ky i fundit ka lindur vetëm 11 muaj mbas martesës së Lady Diana-s dhe Charles?

Gjithmonë sipas The Globe, nga Lady Diana më shumë se tre dekada më parë janë marrë qelizat vezë të cilat u fertilizuan me spermatozoidet e Charles,i cili më vonë sigurisht kërkoi shkatërrimin e tyre. Doktori që ndoqi këtë proçedurë vodhi në mënyrë sekrete një nga vezët e pllenuara dhe ia dhuroi gruas së tij duke e kthyer kështu në surrogaten e vajzës së çiftit mbretëror. Vajza ka lindur në Tetor 1981, tetë muaj para lindjes së William në 21 Qershor 1982.

Ka edhe më shumë. Sarah-s i është mbajtur gjithmonë e fshehtë prejardhja e saj e vërtetë, derisa në moshën 20 vjeç, mbasi prindërit e saj humbën jetën në një aksident automobilistik, ajo gjeti një ditar të tyrin që i zbuloi të vërtetën. Ajo ka thënë se është përpjekur të gjejë mamanë e saj të vërtetë deria dy vite më parë në sekretarinë telefonike i erdhi një mesazh kërcënues. E terrorizuar nga fakti se mund të ishte në rrezik dhe nga siguria që vdekja e Lady Diana-s nuk ka qënë rezultat i një aksidenti por i një vrasjeje, ajo emigroi drejt Amerikës dhe tani jeton me një identitet fals.