Kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi, Apeli lë në fuqi arrestin për 3 të ndaluarit

Kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi, Apeli lë në fuqi arrestin për 3 të ndaluarit.

Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç u arrestuan 1 muaj më parë pasi u denoncuan nga biznesmeni Eral  Myftaraj se e kishin kërcënuar me jetë atë dhe të familjarët e tij që firma e tyre të tërhiqej nga një tender publik për lëndë drusore me vlerën e 1 milion eurove.

Algerti në bashkëpunim me babanë e tij, Shaqir Alçani (pronar i kompanisë së druve Alcan) paguan dy persona me rekorde kriminale që të kërcënojnë me jetë biznesmenin dhe familjen e tij me qëllim që ai të tërhiqej nga tenderi publik.

Personat që Algert dhe Shaqir Alcani paguan, janë persona me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli. Sipas hetimeve, të akuzuarit i kishin vendosur pistoletën në kokë administratorit Erald Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi si dhe e kishin kërcënuar edhe me jetën e djalit.

Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’. Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës. Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore.

Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro./albeu.com/


Shtuar 17.05.2023 11:57