DOSJA/ U arrestua dje, Gëllçi bleu pajisjet e televizionit pa licencë nga AMA dhe dy vjet para fillimit të punës

SPAK arrestoi mbrëmjen e djeshme ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi bashkë me tre vartësit e tij, të cilët ishin anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në lidhje me një tender më vlerë rreth 87 milion lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin televiziv “Rtsh Agro”. Sipas SPAK, Gellci ka shpërdoruar detyren në këtë tender duke i shkaktuar shtetit një dëm të madh material. Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari Ermal Vija për abcnews.al, rezulton edhe një raport i KLSH-së ku renditen shkeljet e Gëllçit dhe tre anëtarëve të KVO-së, të cilët po ashtu janë arrestuar.

Sipas KLSH-së, Gëllçi ka autorizuar realizimin e tenderit për blerjen e pajisjeve të “Rtsh Agro” kur ky kanal nuk kishte marrë ende miratimin nga AMA. Madje, sipas KLSH-së, tenderi u zhvillua një vit para se AMA të jepte miratimin për ‘Rtsh Agro” dhe dy vjet para se të fillonte aktivitetin ky kanal duke nxjerrë në pah qartësisht abuzimin me detyrën nga ish-drejtori.

“Në analizë të gjithë sa parashtruam më sipër, rezulton se ish Drejtori i Përgjtshhëm i RTSH , i hetuari Thoma Gellço,  ka zhvilluar  një proçedurë prokurimi, për pajisje për  një kanal televiziv,(RTSH AGRO) përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e këtij kanali televiziv, gati një viti përpara marrjes së miratimit nga AMA dhe 2 vjet përpara fillimit të funksionimit të këtij kanali”, thuhet në raport.

Po ashtu, KLSH ka konstatuar sipas SPAK se oferta e dhënë nga kompania e shpallur fituese nuk përmbushte kriteret dhe duhej skualifikuar që në fillim, por në vënd të këtij vendimi, Gellçi dhe tre anëtarët e KVO-së e kanë shpallur tenderin të rregullt.

“Pajisjet e prokuruara pas hyrjes në magazinë, një pjesë e tyre i kanë kaluar njësisë Qëndrore në Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH dhe një pjese tjetër ka kaluar në magazinat e qëndrave vendore audiovizive Kukës, Gjirokastër, Shkodër, operatorëve sportivë,etj. Po kështu i hetuari Thoma Gellço, pas nënshkrimit të kontratës me operatorin fitues, në datën 24.12.2018, ku si afat  përfundimtar i zbatimit të kontratës është përcaktuar data 06.02.2019.  në datën 15.02.2019  ka  nënshkruar një “kontratë shtesë për blerje paisje për kanalin RTSH Agro” duke e zgjatur afatin deri në dt 22.02.2019. Kjo shtesë kontrate bie në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në dokumentat e DST, kontratën e lidhur mes palëve me datë 24.12.2018, l Nenin 2 të Ligjit nr. 9643/2006  “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar)”, thotë raporti.

Në këtë mënyrë  sipas SPAK,  ish-drejtori i Përgjitshëm i RTSH -së, me  dashje ka kryer veprime që vijnë në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, që i kanë sjellë personave të tjerë, operatorit fitues përfitime materiale, duke dëmtuar interesat e ligjshme të operatorëve të tjerë ekonomikë, si dhe keqmenaxhuar fondet publike, duke konsumuar kështu elementët veprës penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës.

Po për çfarë akuzohen tre të arrestuarit e tjerë?

Sipas SPAK, tre të hetuarit J.T, A.M dhe E. M kanë konsumuar elementët e veprës penale të ‘’Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve ne tendera’ kryer në bashkëpunim, ’ parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal, i Kodit Penal. /abcnews.al

 


Shtuar 9.10.2021 10:41