“Hapen lojërat e fatit dhe mbyllet shkolla më e mirë në Shqipëri”, deputetja e PD ironizon qeverinë

Ditën e djeshme qeveria mori vendimin për të mbyllur kolegjin turk në Tiranë “Mehmet Akif”, ndërsa sot me ironi ka reaguar deputetja e Paetisë Demokratike, Dhurata Çupi.

Në një postim në rrjete sociale, deputetja shkruan se ndërkohë që qeveria po diskuton ligjin për rihapjen e lojrave të fatit, mbyllen shkollat.

“Hapen lojërat e fatit dhe mbyllet shkolla më e mirë në Shqipëri”, thekson demokratja.

Vendimi i qeverisë është kritikuar në masë, teksa “Mehmet Akif” cilësohet si një ndër shkollat më të mira vend./albeu.com