Ancelotti “shtrëngon dhëmbët”, le pas virusin dhe i bashkohet ekipit për ndeshjen e sotme

Carlo Ancelotti ka arritur të hedhë prapa krahëve infektimin me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Real Madrid nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare, ku tregohej se tashmë trajneri i tyre ka rezultuar negativ nga Covid-19 pas testeve të bërë së fundmi.

Ancelotti do të udhëtojë menjëherë për në Londër, për t’u bashkuar me skuadrën dhe për të qenë afër djemve në një nga ndeshjet më të rëndësishme të tyre, në përballjen me Chelsea që luhet për fazën çerekfinale të Champions League. /h.ll/albeu.com


Shtuar 6.04.2022 10:28