Zelensky: Rusia përdor urinë si kërcënim

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky në fjalimin e përnatshëm, u ndal te bllokada e porteve në Detin e Zi, diçka për të cilën ekspertët thonë se mund të shkaktojë një krizë globale ushqimore.

Kjo për shkak se, para pushtimit, Ukraina eksportonte një sasi të madhe të produkteve bujqësore në mbarë botën.

Zelensky përsëriti akuzën e tij se bllokada ishte pjesë e një strategjie të qëllimshme nga Moska për të shkaktuar kaos.

Ai tha se zyrtarët rusë po “kërcënojnë hapur botën se do të ketë zi buke në dhjetëra vende”.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt udhëheqësve perëndimorë, ai pyeti: “Në çfarë destabiliteti politik dhe flukse migracioni do të çojnë te kjo? Sa do të duhet të shpenzoni atëherë për të kapërcyer pasojat?”/albeu.com