Java nis me vranësira, si do të jetë moti sot

Vranësira dhe reshje të pakta shiu do të ketë në jug dhe pjesërisht në qendër ndërsa veriu paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare. Pasditja shton  kthjellimet në të gjithë vendin duke lokalizuar vranësirat në jug të vendit, ku nuk mungojnë momentet me pika shiu. Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në mëngjes duke shënuar rreth 3-4°C, por rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi në rang vendi ngjitet në 23°C.

Kosova

Kthjellimet mbizotërojnë deri në mesditë, kur në zonat Jugore dhe jugperëndimore shfaqen vranësira kalimtare dhe gradualisht përfshijnë gjithë republikën e Kosovës. Por sërish orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë DUKE luhatur dy vlerat ditore nga 4°C në 16°C.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, por duke ju afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në të gjithë RMV dhe pse nuk rrezikohen reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes./albeu.com


Shtuar 15.11.2021 07:17