E rëndë/ 13 vjeçari bie nga ballkoni i pallatit, ndërron jetë

Një 13-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhut sot rreth orës  05:15 të mëngjesit , në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan.

Uniformat blu bëjnë me dije sei mituri ishte vetëm në shtëpi momentin që ndodhi ngjarja tragjike.

13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 8.03.2023 07:05