Shisnin drogë në Elbasan, në pranga nënë e bir

Nënë e bir janë arrestuar në Elbasan, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Nënë e bir mbanin në banesë  lëndë narkotike me qëllim shitjen, në sasi dhe në doza.

Policia bën me dije se në shtëpinë e dy të arrestuarve ka gjetur 400 doza të lëndës narkotike kanabis, 1.5 kg të kësaj lënde dhe 3 celularë.

Njoiftimi i policisë

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Connection”.

Mbanin në banesë, lëndë narkotike me qëllim shitjen, në sasi dhe në doza, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (nënë e bir).

Sekuestrohen 400 doza të lëndës narkotike kanabis, 1.5 kg të kësaj lënde dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Connection”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit F. E., 31 vjeç dhe R. I., 48 vjeçe (nënë e bir), të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 400 doza të lëndës narkotike kanabis dhe 1.5 kg të kësaj lënde, të cilat mbaheshin nga të arrestuarit, me qëllim shitjen. Dozat dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/