“Kujdes aplikacionet e motit”, eksperti IT: Ju vjedhin të dhënat

Kujdes kur përdorni aplikacionet e motit në telefon, ishte këshilla e ekspertit IT, Anxhelo Lushka, i cili foli sot për aplikacionet që mund të hakerojnë telefonin.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se janë dhe aplikacionin e motit që mund të hakerojnë telefonin.

“Janë disa aplikacione që mund të të hakerojnë telefonin dhe në momentin që sheh ti mesazhet i sheh dhe ato tjerët. Janë aplikacionet e motit që mund të hakerojnë telefonin”, tha ai.