Rama tha se do bëhej stilist, Meta zbulon nga Kosova profesionin pas politikës: Atë punë e bëj shumë mirë

Nga Kosovë, ku po zhvillon vizitën e fundit si presidenti, Presidenti Ilir Meta u shpreh se një ditë do të bëjë në mënyrë vullentare guidën, për t’u zbuluar turistëve Prevallën dhe Brezovicën.

“Për mua nuk ka patur rëndësi me kë takohem në Kosovë, por Kosova. Pas kësaj vizite dhe punëve të tjera që nis në Shqipëri, mezi pres disa ditë të ripërtërihem dhe në Prevallë. Shpresoj që një ditë, por kjo do të jetë e largët, të bëj vullnetar guidën e Prevallës e Brezovicës. Atë punë di ta bëj shumë mirë. Për këtë janë dëshmitarë dhe përfaqësues të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, tha Meta.

Kujtojmë se disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama, në një intervistë për një gazetë gjermane u shpreh se pas politikës do të bëhej stilist./albeu.com


Shtuar 22.07.2022 11:03