Zjarr në një servis makinash në Lushnje, dëmtohen disa automjete

Një servis makinash në fshatin Saver të Lushnjes është përfshirë nga flakët. Zjarri nuk është shuar ende ndërsa në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit.

Dyshimet e para janë që zjarri ka filluR si pasojë e një shkëndije elektrike. Si pasojë e flakëve janë dëmtuar mjetet të cilat ishin në servis. /albeu.com


Shtuar 7.01.2023 17:21