Sa pacientë janë në gjendje të rëndë, si është situata në dy spitalet-karantinë

Në dy spitalet COVID vazhdojnë të trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Ministria e Shendetesise ben me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive”- beri me dije MSH.

Nderkohe qe sipas saj, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.


Shtuar 24.04.2020 09:25