Përmbyset makina në Lezhë, drejtuesja e mjetit përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Një mjet me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.02.2022 08:50