Qeveria maqedonase fillon procesin e negociatave me Komisionin Evropian për pjesëmarrje në programin Evropa Digjitale

Qeveria maqedonase miratoi dje Informacionin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin Evropa Digjitale – Digital Europ (DIGITAL), të përgatitur nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

“Me miratimin e këtij informacioni, Qeveria fillon procesin e negociatave me Komisionin Evropian për pjesëmarrje në programin DIGITAL. Kjo do të ofrojë mundësi për financimin e projekteve të të gjitha kompanive, institucioneve dhe organizatave civile që do të aplikojnë me projekte për digjitalizimin e thirrjeve në kuadër të Programit”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Programi DIGITAL është program i ri i Bashkimit Evropian që synon afrimin e teknologjive digjitale me bizneset, qytetarët dhe administratën publike, si hapa kyç drejt përmirësimit të jetesës dhe punës, veçanërisht kur pandemia KOVID-19 na tregoi se sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe njohuritë e teknologjisë, si dhe sa e rëndësishme është që Evropa të mos varet nga sistemet dhe zgjidhjet që vijnë nga rajone të tjera të botës. Ai siguron financim strategjik për të mbështetur projekte në pesë fusha kryesore të kapaciteteve: superkompjuter, inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, aftësi të avancuara digjitale dhe sigurimin e përdorimit të gjerë të teknologjive digjitale në të gjithë ekonominë dhe shoqërinë, duke përfshirë përmes qendrave të inovacionit digjital.

Qëllimi, thonë nga Qeveria, është të përshpejtojë rimëkëmbjen ekonomike dhe të krijoj transformimin digjital të shoqërisë dhe ekonomisë evropiane, duke sjellë përfitime për të gjithë, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Anëtare të programit janë të gjitha vendet e BE-së, përveç kësaj, janë anëtarë edhe të gjitha vendet e Komunitetit Ekonomik Evropian, ndërsa ka mundësi për të shfaqur interesim dhe anëtarësim dhe të vendeve kandidate, si dhe vendeve të programeve për fqinjësi të mirë./tv21