Çfarë nuk u pa nga dasma e Shkëlzenit dhe Arminës (FOTO LAJM)

Shkëlzen Berisha ndan fotot e papublikuara më parë nga dasma me Armina Mevlanin

Kanë dalë të tjera fotografi nga dasma e shumëpërfolur e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.

Fotografitë janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë Shkëlzen Berisha.

Kujtojmë se ditën e dielë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i dhanë fund beqarisë, duke i thanë “po” njëri-tjetrit, në një festë spektakolare në periferi të Tiranës.

Çifti kishin ftuar më shumë se 300 persona, ku mes tyre kanë spikatur personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte padyshim nusja, e cila kishte zgjedhur plot tre fustane. E thjeshtë dhe me një sharm që e karakterizon, Armina shkëlqeu në krahët e Zenit./albeu.com/