Kush e fton në Kosovë? Pasi marton të tjerët, vjen dasma e Ervis Beharit

Ervis Behari këtë të martë ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi,ku tregoi se shumë shpejt do të kemi një dasmë. Sipas tij, do të ishte bërë vitin e kaluar, por pandemia bëri punën e saj. Ndër të tjera ai rrefeu në program se e fejuara e tij është nga Korça dhe se e ka njohur teksa pushonte në hotelin e gjyshërve të saj.

“Po do kemi një dasmë, me kismet këtë vit. E kishim meduar për vitin e kaluar po s’na la covidi. Jemi njohur në plazh, shkoja te hoteli I gjyshërve të nuses. Aty jemi njohur dhe pak a shumë ka qenë një njohje si tek kënga Qershia”, tregoi ai.

Ervisi tha se ende nuk kanë nisur me pergatitjet e dasmës, por që është një event i rëndësishëm në jetën e njeriut.  Ndër të tjera shtoi se është pak hermetik në publikimin e fotove jashtë profilit profesional ne median sociale.

Qershia është kënga e fundit e publikuar nga Ervisi e sigurisht është po aq e suksesshme sa çdo këngë tjetër. Po çfarë mendon ai per klikimet?

“Puna e klikimeve në këtë kohë që jetojmë është një matës shumë i rëndëisshëm youtube sot. Mendoj që aty varet suksesi nga ecuaria e një këngë në youtube. Kurrë nuk kam blerë klikime. Dajo ka shkuar 20 milionë klikime, ku kisha unë aq lekë t’I blija atëherë”.

Kritiku më i madh i punëve të tij është babai, ndonëse pjesë e dëgjimeve të demove është edhe nusja e tij.  Behari tregoi se në dasma e kanë kërkuar edhe në Kosovë, gjë që e ka habitur, ndërsa për emigrantët tha se punojnë shumë dhe lekun e hedhur në dasma e kanë lek djerse.

“Më kanë marrë do na vish në dasëm. Thashë ca do këndoj unë atje, se ishin shumë këngëtar të veriut. Por mua më ftojnë dajot”, tha ai duke qeshur.

Ne mbyllje të bisedës ai tha se konfliktet ose thashethemet përpiqet t’i anashkalojë ose t’i sheshoj kur ndodhin mes artistëve. Ai ka ndjerë përkrahje nga artistët e mëdhenj dhe jo brryla apo pengesa.


Shtuar 23.11.2021 18:35