Goditet fabrika ushtarake në Kiev

Sulmet ruse kanë shënjestruar një fabrikë ushtarake në kryeqytet, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se 16 objektiva të armikut u shkatërruan me raketa me precizion të lartë, duke përfshirë pajisje, magazina dhe baza të ruajtjes së armëve.

Ai shtoi se një dyqan riparimi i pajisjeve ushtarake në Mykolaiv, në jug të Ukrainës u godit gjithashtu./albeu.com


Shtuar 16.04.2022 10:37