“Aty brenda emocionet krijohen më shpejt”, Tea flet për ndjenjat ndaj Luizit pas daljes nga BBV

Shpeshherë është aluduar se mes Teas dhe Luizit kishte më shumë se miqësi. Këtyre aludimeve i është përgjigjur vetë Tea sot në “Fun Club”, ku u pyet “A flisnin sytë e tu gjuhën e dashurisë kur shikoje Luizin apo jo?”.

Tea u përgjigj se brenda shtëpisë emocionet krijohen më shpejt, por mes saj dhe Luizit ka patur vetëm shoqëri.

“Sytë e mi shohin njëlloj këdo. E kuptoj që do thoni si mund ta konsiderosh mik dikë për një kohë aq të shkurtër, por situatat aty janë aq intense, jemi vetëm me njëri-tjetrin. Aty përqendrohemi vetëm te njëri-tjetri dhe emocionet krijohen më shpejt, bëhen më të forta. Edhe miqësitë krijohen më shpejt”, tha Tea.


Shtuar 12.02.2023 21:43