Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku mësohet se janë lënduar dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Viroit, ku një mjet tip Ford është përplasur me një Benz.

Për pasojë kanë marrë lëndime dy drejtuesit e mjeteve dhe duke qenë se përplasja ka qenë gjysmëfrontale, ka bërë që të shmanget një situatë tragjike

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com